Hooper: Marrëveshja me Serbinë, nënkupton marrëdhënie të re me SHBA-të

Hooper: Marrëveshja me Serbinë, nënkupton marrëdhënie të re me SHBA-të

Populli i Kosovës duhet ta kuptojë se Shtetet e Bashkuara të ditës së sotme nuk janë Shtetet e Bashkuara të viteve 1998, 1999, 2000 e kështu me radhë. Situata ka ndryshuar.

Kështu ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish diplomati amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, James Hooper.

Ai është shprehur edhe lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve ai ka thënë se  gjithë kjo në fakt përbën diskutim për një marrëveshje që do të ndryshojë marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën dhe ndryshim në aspektin pozitiv, pra do të përmirësojë lidhjet. Por, sipas tij kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Prandaj unë vërtetë dua të përçoj këtë mesazh që populli i Kosovës duhet ta mendojë mirë këtë proces, me shumë kujdes, sepse po bisedohet për marrëdhënien e ardhshme që do të ketë me SHBA-të dhe Evropën”, ka deklaruar Hooper.

Ky i fundit ka theksuar se ndryshimi i kufijve nënkupton edhe një rrezik për Maqedoninë dhe Bosnjën transmeton Indeksonline.

“Mendoj se ekziston një rrezik i konsiderueshëm, që ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, mund të ndikojë në Maqedoni dhe Bosnjë. Prandaj është kaq e rëndësishme që ta shohim këtë çështje në një perspektivë më të gjerë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i përfshirë” ka thënë Hooper.