Hollywood bëhet gati për çmimet “Golden Globs”

Hollywood bëhet gati për çmimet “Golden Globs”

Hollywood po bëhet gati për ceremoninë e “Golden Globes”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kinematografike të botës.

“La La Land”, një “musical”, është mes pretendentëve kryesorë me 7 kandidatura për “Globin e Artë”, i ndjekur nga “Moonlight” me 6 kandidaura dhe “Manchester By The Sea” me 5 të tilla, shkruan BBC.

“La La Land”, me protagonistë Ryan Gosling dhe Emma Stone, tregon historinë e një pianisti Jazzi dhe një aspiranteje për aktore, të cilët po ndjekin ëndrrat e tyre drejt famës në Los Angeles.

Ndër të tjera, filmi garon për çmim në kategorinë e “komedisë ose musicalit më të mirë”, e gjithashtu për “skenarin dhe regjinë më të mirë”.

Ndërsa sa i përket çmimit për filmin më të mirë dramatik, pretendentët kryesorë janë “Moonlight” dhe “Manchester By The Sea”.

“Moonlight” tregon historinë e një të riu me ngjyrë që rritet në një lagje të varfër të Miamit, me ç’rast nominohet edhe për regjinë, skenarin dhe aktorët më të mirë në role dytësore.

Ndërkaq “Manchester By The Sea”, me protagonistë Casey Affleck, Michelle Williams dhe Lucas Hedges, është vlerësuar më herët si filmi më i mirë i vitit nga Bordi Kombëtar i Kritikës.

Fituesit do të shpallen mbrëmjen e sotme në Los Angeles, ku ceremonin do ta drejtojw Jimmy Fallon. /Insajderi.com