Holanda shkarkon trajnerin pas humbjes në Bullgari

Holanda shkarkon trajnerin pas humbjes në Bullgari

Federata Holandeze e Futbollit ka shkarkuar trajnerin e ekipit kombëtar Danny Blind.

Humbja e djeshme në Bullgari me shifrat 2-0 dhe komplikimi së tepërmi i shanseve të kualifikimit për në Kupën e Botës “Rusi 2018” ka bërë që “tulipanët” të reagojnë për të shpëtuar fushatën kualifikuese.

“E respektojmë Blindin për atë çfarë ka bërë gjatë detyrës së tij, por për shkak të rezultateve të dobëta duhet të ndërpresim marrëdhënien me të”, u shpreh drejtori sportiv i Federatës Holandeze.

Holanda mbeti jashtë Kampionatit Europian “Francë 2016” në verën e shkuar dhe nuk dëshiron të rrezikojë një tjetër eliminim të turpshëm në fazën kualifikuese.

Në miqësoren ndaj Italisë që do të luhet ditën e martë, skuadra do të drejtohet nga zv. trajneri Fred Grim. /Insajderi.com