Holanda ndalon tubimin e turqve, reagon Turqia

04.03.2017 20:47
Holanda ndalon tubimin e turqve, reagon Turqia

Pasi që Gjermania ndaloi tubimin dhe Holanda ka vepruar njëjtë duke ndaluar tubimin e popullsisë turke, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu porositi se do të takohet me qytetarët turq dhe se nuk mund t’i parandalojnë.

Ai ishte në qytetin turk të Antalias, ku foli para banorëve të këtij qyteti.

Çavuşoğlu komentoi vendimin e autoriteteve holandeze për të ndaluar organizimin e takimeve të popullsisë turke në atë vend, apo tubimit para referendumit.

“Çka thanë në Holandë: ‘Nuk mund të bëni fushatë në vendet tona publike’. Dhe ku është këtu demokracia, liria, liria e fjalës. Ju na mbani neve mësime, por ku është liria e tubimit. A është kjo të kuptuarit e juaj të demokracisë. Na vjen keq, por ju nuk mund të na ndaloni. Ne do të shkojmë ku të duam dhe do të tubohemi me popullin tonë”, tha Çavuşoğlu.

Ai theksoi se këto shtete nuk duhet të frikësohen nga turqit që jetojnë atje dhe as mesazheve që do të jepen në ato takime. Sepse, siç ka thënë ai, përveç që ushtrojnë të drejtat e tyre në këto vende, ata japin edhe kontributin e tyre në vendet ku jetojnë.

“Nuk duhet të frikësoheni prej nesh. Ju i jepni leje PKK-së për tubime, por nuk mund ti jepni leje Presidentit tonë. Në vijim është fushata për “Jo” (në referendum). Dhe kjo është një tregues se pse ne duhet të themi “Po” në referendum”, ka thënë Çavuşoğlu.

Dy ditë më parë, ministri turk i Drejtësisë ishte planifikuar të mbajë një fjalim në Gaggenau në shtetin gjerman të Baden-Württemberg në konferencën e organizuar nga Unioni i Demokratëve Evropianë Turq (UETD). Por kjo nuk ndodhi, sepse takimi u shty nën pretekstin se “nuk kishte hyrje të mjaftueshme dhe hapësirë për parkim”.

Pas kësaj pasuan reagime të shumta dhe kritika të zyrtarëve të lartë të Republikës së Turqisë. Ata thanë se masat e tilla shkelin parimet themelore demokratike.