Historianët e Deçanit kërkojnë dëbimin e ambasadorit të Francës

02.03.2017 11:00
Historianët e Deçanit kërkojnë dëbimin e ambasadorit të Francës

Historianët e Deçanit kanë reaguar pas shtyrjes së vendimit të Gjykatës franceze për rastin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Historianëve të Deçanit kanë kërkuar të dëbohet Ambasadori i Francës nga Kosova dhe të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike më Francën.

“Ky akt i sotshëm i drejtësisë franceze nuk donë me shumë komente vetëm se sa të dëbohet nga Kosova Ambasadori i Francës dhe në të njëjtën kohë nga atje të tërhiqet Ambasadori i Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në këtë reagim të historianëve të Deçanit kanë kujtuar se serbët kanë qenë ata që kanë kryer gjenocid në shtetin e Kosovës deri në ndërhyrjen e shteteve të fuqishme.

“Drejtësia franceze duhet të kuptoj se ishin pikërisht serbët ata që kryen gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë gjithë periudhës prej vitin 1912 kur Kosova u nda dhunshëm nga trungu i shteti ame e deri me 1999 kur shtete e fuqishme të botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i han fund represionit serb në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Më tutje në këtë komunikatë thuhet se Franca, po e dëshmon se është mike e Serbisë dhe si e tillë ajo po luan me ndjenjat e shumë shqiptarëve. /Insajderi.com