Historia e shkurtër e filantropit miliarder që jetoi 101 vite

20.03.2017 18:52
Historia e shkurtër e filantropit miliarder që jetoi 101 vite

David Rockefeller, bankier dhe filantrop që zotëroi një nga bankat më të rëndësishme në botë , Chase Manhattan Bank, duke ushtruar për më shumë se një dekadë, ndikim të jashtëzakonshme në mbarë botën, duke e përhapur kapitalizmin amerikan, ka vdekur të hënën në mëngjes në shtëpinë e tij në Pokantikos Hills në New York.

Ai ka vdekur në moshën 101 vjeç. Lajmin e ka bërë publik zëdhënësi i familjes, Fraser P. Seitel, i cili konfirmoi vdekjen.

Chase Manhattan kishte qenë prej kohës e njohur si banka Rockefeller, edhe pse familja kur nuk kishte në pronësi më shumë se 5 për qind të aksioneve të saj.

Por Rockefeller ishte më shumë sesa një administrator. Si kryetar dhe shef ekzekutiv, gjatë viteve ’70 ai  bëri këtë bankë si “Banka e Davidit”, epitet ky që iu dha nga të tjerët, e në ndërkohë që banka zgjeroi operacionet e saja ndërkombëtare.

Ndikimi i tij tejkalonte çdo titull të korporatës pasi ai u bë njëri ndër personalitetet më të fuqishme në Washington dhe kryeqytete të tjera botërore, duke shtrirë ndikimin edhe në korridoret e pushtetit në New York e deri tek muzetë e artit, universitete të mëdha dhe shkolla publike.

Kësisoj Rockefeller ishte shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme në skenën botërore. Si një avokat që ka lëvizuar interesat ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vet bankës së tij, ai ishte një forcë në politikat globale financiare dhe diplomatike.

Ai madje kishte marrë edhe epitetin si shefi i shtetit. David ishte nipi i fundit i John D. Rockefeller, manjati që themeloi “Oil Company Standard”në shekullin XIX duke ndërtuar një pasuri aq të madhe, sa u bë miliarderi i parë në Amerikë ndërsa familja e tij një nga më të pasurat dhe më të fuqishmet në historinë e Amerikës.

Si trashëgimtar i kësaj pasurie, Rockefeller ka jetuar gjatë tërë jetës nën shkëlqimin dhe privilegjet e një baroni, duke mos harruar edhe skenat kur ai dhe vëllezërit e tij si fëmijë, endeshin rrugëve të Manhattan me patina por të përcjellë nga një limuzinë, në rast se ata ndiheshin të lodhur.

Edhe pse i nënvlerësuar nga elita e “East Coast” ai arriti të ngritë një botë të vetën në New York, duke u shndërruar dalëngadalë në një filantropist. Filantropia e tij ishte monumentale dhe kësisoj në koleksionin e tij të artit, ishin mbi 15 mijë vepra arti, shumë prej tyre kryevepra artistike. Shumicën e tyre, më pas, i vendosi në muret e zyrave të tij të ngritura në 56 kate në rrugën që sot njihet si “Rockefeller Center”, të cilën e perfeksionoi në vitet ’90.

Një testament i fuqishëm i tij ishte “Rolodex” një katalog me 15 mijë emra të cilët ai i kishte takuar si bankier shteti.

Ai ishte një nga personalitetet më të rëndësishme në sektorin privat që ndihmoi në zgjidhjen e krizës fiskale të New York-ut në mesin e viteve ’70. Si kryetar i Muzeut të Artit Modern për shumë vite, ai udhëhoqi përpjekjen për të inkurajuar korporatat që të blejnë vepra arti dhe ato t’i  ekspozojnë në zyrat e tyre.

Si kryetar i “New York City Partnership”, një koalicion i drejtuesve të biznesit, ai nxiti risi në shkollat publike duke ndihmuar kështu në uljen e varfërisë në familjet e klasës së mesme në Amerikë.

David ishte i vetëdijshëm mbi të gjitha për mistikën që e rrethonte mbiemrin e familjes së tij.

“Për mua kjo mistikë kurrë nuk ka qenë një pengesë”, tha ai njëherë.

“Natyrisht ka raste kur jam i vetëdijshëm që trajtohem ndryshe. Nuk ka dyshim që kjo ka ndodhur për shkak të burimeve financiare të prindërve të mijë, por edhe kam mësuar që këtë pasuri ta përdori me maturi dhe kjo është një përparësi e madhe”, kishte thënë Rcokefeller./ Insajderi.com