Historia e dhimbshme e gjermanit që refuzoi ta bëjë përshëndetjen famëkeqe të Hitlerit

Historia e dhimbshme e gjermanit që refuzoi ta bëjë përshëndetjen famëkeqe të Hitlerit

Përshëndetja famëkeqe e Hitlerit e adoptuar nga Partia Naziste në vitet 1930, “seig heil” përshëndetja me dorën lartë, ishte e detyrueshme për të gjithë qytetarët gjermanë, si një demonstrim i besnikërisë ndaj “Führerit”, liderit, partisë së tij dhe kombit.

August Landmesser ishte gjermani i vetëm që refuzoi të bëjë përshëndetjen e Hitleit, në një tubim të vitit 1936.

Ai dikur kishte qenë një nazist besnik.

Landmesser u bashkua me Partinë Naziste në vitin 1931. Kjo parti shpejt u bë vetmja parti politike ligjore në vend.

Dy vjet më vonë, Landmesser ra marrëzisht në dashuri me Irma Eckler, një grua hebreje të cilës shpejt i propozoi martesë, në vitin 1935.

Pasi që lidhja e tij me një grua hebreje u zbulua, Landmesser u dëbua nga Partia Naziste.

Landmesser dhe Eckler vendosën të paraqesin një kërkesë për kurorëzim në Hamburg, por martesa u mohua nën ligjet e reja të Nurembergut.

Çifti e mirëpriti vajzën e tyre të parë, Ingrid, në tetor 1935.

Pas jetës së vështirë në Gjermaninë Naziste me lidhjen e re me Eckler, në vitin 1937, Landmesser i ngopur, u përpoq të largohej me familjen e tij për në Danimarkë. Mirëpo ai u arrestua në kufi dhe u akuzua për “çnderimin të racës”, apo “poshtërim racor”, nën ligjet e Nurembergut.

Një vit më vonë, Landmesser u akuzua për mungesë prove të lidhjes dhe u udhëzua që të mos ketë kontakte me Eckler, shkruan The Independent.

Duke refuzuar të braktisë gruan e tij, Landmesser injoroi dëshirat naziste dhe u arrestua përsëri në 1938, duke marrw dënimin me gati tre vjet në një kamp përqendrimi.

Pas asaj, Landmesser kurrë mw nuk do ta shihte gruan që e dashuronte dhe vajzën e tij.

Policia sekrete e shtetit gjithashtu arrestoi Eckler, i cila ishte shtatzënë disa muaj me vajzën e dytë të çiftit.

Ajo e lindi Irenën në burg dhe pas asaj u dërgua në një kamp përqendrimi për gra, pas lindjes së saj.

Eckler, në vitin 1942 besohet të jetë transferuar në atë që nazistët iu referoheshin si “qendër eutanazie”, ku u vra me 14.000 hebrenj të tjerë.

Pas dënimit të tij në burg, Landmesser punoi disa puna të ndryshme para se të përgatitej për luftë më 1944.

Pak muaj më vonë, ai u shpall i zhdukur në Kroaci./Insajderi.com