Historia e babait që vrau të birin – përdhunoi një 12-vjeçare dhe 7 vjet burgim

Historia e babait që vrau të birin – përdhunoi një 12-vjeçare dhe 7 vjet burgim

Vrasja e të birit nuk është akti i vetëm i tmerrshëm i babait nga Komunës së Kamenicës. Vite më parë 60 vjeçari, Gani Bernjashi i cili mbrëmë e mbyti djalin e hasretit duke e rrahur keq, si dhe rrahu vajzën e tij 17 vjeçe, kreu edhe një krim tjetër të tmerrshëm. Po aq të tmerrshëm sa ky sot, shkruan Gazeta Express.

Ganiu në vitin 1997 erdhi në Prishtinë dhe e dhunoi një vajzë të mitur 12 vjeçare.  Për këtë veprim ai vuajti dënim me burg deri në vitin 2004. Ganiu kur ishte në moshën 40 vjeçe e kishte dhunuar një vajzë në Prishtinë. Për këtë punë ai i kishte mbajtur 7 vit burgim.

Këto të dhëna i ka konfirmuar, Prokurori i krimeve të rënda në Gjilan i cili po merret me rastin, Shaban Spahiu.

“Ne i kemi intervistuar familjarët, ndaj të dyshuarit kemi vënë masën e paraburgimit prej 48 orëve. Për personin thuhet të ketë qenë problematik. Ka kërkuar para por nuk është se ka pasur nevojë për to, ngase kushtet financiare nuk i kanë pasur edhe aq keq. Për të kemi informata se gjatë viteve të 90’ta e ka  dhunuar një të mitur”, ka thënë Spahiu.

Ndaj të dyshuarit është duke u përgatitur kallëzimi penal.  Ganiu është i martuar me një grua të nacionalitetit boshnjak si dhe kishin një djalë dhe dy vajza nga kjo martesë.

Ndërkohë që trupi i pa jetë i 14-vjeçarit i cili u vra nga babai i është kthyer familjes për ceremoni mortore pas kryerjes së autopsisë. Ai pritet që të varroset gjatë ditës së sotme.

Ganiu për një kohë të gjatë kishte ushtruar funksionin e lypsarit profesionist. Terrenet e tija të lypjes së parave në rrugë kishin qenë Prishtina e Mitrovica. Ai në fshatin e tij ku banonte në Karaqeve të Kamenicës, nuk njihej si person i qetë.

Por këto histori shokuese nuk janë të vetmet për të cilat njohët familja e  Bernjashit nga Karaqeva e Kamenicës.  Babi i Ganiut, para 30 viteve i kishte mbytur në bunar dy vajzat e tija. Këtë ia kanë pohuar Express-it fqinjët e familjes Bernjeshi.

”Para disa viteve babi i këtij Ganiut i ka mbytur të dy vajzat e tij”, thonë fshatarët e Karaqevës.