A mund ta vrasësh dikë përmes mesazheve telefonike? Rasti i Michelle Carter

Historia e amerikanes që qoi në vetëvrasje të dashurin e saj, përmes SMS-ve

Historia e amerikanes që qoi në vetëvrasje të dashurin e saj, përmes SMS-ve

Rasti i amerikanes Michelle Carter, e cila është akuzuar për dërgimin e mesazhe nxitëse vetëvrasëse të dashurit të saj Conrad Roy III, më 12 korrik të vitit 2014, është faktor përcaktues i fatit të saj.

Kjo vjen si rezultat i një mori mesazhesh që ajo dërgoi të dashurit, disa ditë para vdekjes së tij, duke sugjeruar fuqimisht që ai te vetëvritet, shkruan CNN.

Inkurajimi mesazheve vetëvrasëse nga Carter ishte për shkak se ajo donte që të tjerët të ndjejnë keqardhje për të, si “vajza që e humbi të dashurin nga vetëvrasja”.

Krimi shkon deri në 20 vjet burg nëse ajo është shpallur fajtore nga gjyqtari Lawrence Moniz.

Roy kishte një histori të rasteve tentative vetëvrasëse. Në vitin 2012 ai provoi të ia merrte jetën vetës, por u shpëtua pas një telefonate nga miku i tij.

Roy ishte anti-social dhe kishte probleme me depresionin. Vrasjen e kishte në mend tash e një kohë të gjatë, dhe e dashura e tij Michelle Carter e inkurajoi jashtëzakonisht shumë që Roy ta kryejë veprën.

Më 12 korrik 2014, Roy e telefonoi Carter kur ishte i vetëm në kamionin e tij, në një parking. Ata folën në telefon për më shumë se 40 minuta dhe pastaj folën për të dytën herë.

Telefonata e dytw me Carter qe hera e fundit që Roy foli me dikë.

Trupi i tij u gjet në kamionin e tij më 13 korrik 2014. Ai kishte vrarë veten duke thithur monoksidin e karbonit të prodhuar nga një pompë uji.

Ja mesazhet që Carter i dërgoi Roy, përpara së ai të ja merrte jetën vetes:

CONRAD: Si ishte dita jote?

CARTER: Kur do ta bësh?

Megjithatë, këtë punë nuk mund ta prolongosh edhe shumë. Ajo është gjithçka se çfarë ti bën.

CARTER: Në sa ora do ta bësh, sepse nuk mund të qëndroj më vonë se në orën 12:00. Të kujtohet?? Nuk ke nevojë të mendosh. Vetëm duhet ta bësh. Ke thënë se do ta bësh. Unë nuk e kuptoj pse nuk je duke e bërë?

CONRAD: Nuk e kuptoj as unë. Nuk e di.

CARTER: Atëherë unë mendoj se nuk do ta bësh. E gjithë kjo punë për asgjë. Unë jam e hutuar. Ti ishe i aq i gatshëm dhe i vendosur.

CONRAD: Do e bëj eventualisht. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë po pres, por kam gjithçka gati.

CARTER: Jo ju nuk jeni Conrad. Dje u përsërit e njëjta gjë. Ti thua se do ta bësh, por ti kurrë nuk bën. Gjithmonë do të jetë kështu nëse ti nuk ndërmerr hapa.  Ti vetëm je duke e bërë më të vështirë për veten duke e shtyrë atë. Ti vetëm duhet të bësh atë. A po e bëni tani? ”

CONRAD: Përse jam kaq ngurrues kohët e fundit? Dy javë më parë isha i gatshëm të provoja gjithçka dhe tani jam më keq, me të vërtetë keq. Po më han përbrenda.

CARTER: Ti po heziton sepse ti vazhdon ta mendosh shume dhe ta prolongosh. Ti vetëm duhet ta përfundosh, Conrad. Sa më shumë ta lësh anash, aq më shumë do të rrijë në mendjen tënde. Ti je gati dhe i përgatitur. E gjitha çfarë duhet të bësh është të lëshosh gjeneratorin dhe pastaj do të jesh i lirë dhe i lumtur. Nuk ka më shtyrje. Nuk ka më pritje.

CONRAD: Ke të drejtë.

CARTER: Nëse dëshiron të vetëvritesh aq sa thua, koha është sot për ta bërë.

Këto ishin mesazhet e fundit, të shkëmbyera në mes çiftit adoleshent nga Massachusetts.

Rasti u mbyll ditën e martë, duke lënë gjyqtarin të vendosë fatin e Michelle Carter.