Hiqet flamuri turk në Prizren [video]

17.02.2017 16:10
Hiqet flamuri turk në Prizren [video]

Komuna e Prizrenit sërish ka nxitur reagime në mesin e zyrtarëve me vendosjen e flamujve turq nëpër rrugët e qytetit për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Njësoj kishte vepruar edhe më 28 nëntor dhe po ashtu kishte hasur në reagime të ashpra të prizrenasve.

Sikur edhe atëherë, edhe mbrëmë disa persona kanë reaguar duke e larguar flamurin turk nga shtyllat elektrike.

https://www.youtube.com/watch?v=FmTjWmtF9Sk