Hillary Clinton: Trumpi doli me ndryshe se që mendoja

Hillary Clinton: Trumpi doli me ndryshe se që mendoja

Hillary Clinton ka thënë se performanca e punës së presidentit Donald Trump i ka tejkaluar pritjet e saj – por në një mënyrë të keqe.

“Ai është treguar më i keq se që mendoja se do të ishte”, ka thënë ajo dje në një intervistë për MSNBC.

Clinton, ish-kandidate për presidente të ShBA-së, pohon se ka parë shumë dëshmi se Trump u ka bërë apele të qëllimshme supremacistëve të bardhë.

“Tash, unë nuk mund t’ia shoh zemrën. Nuk mund të them se çfarë ndien vërtet, sepse mendoj se ai është shumë oportunist politik”, ka thënë ajo.