Sipas mediave ndërkombëtare, kandidatja demokrate për presidente në zgjedhjet e muajit nëntor, humbi ndjenjat gjatë ceremonisë. Dë" />

Hillary Clinton i bie të fikët gjatë përkujtimit të 11 shtatorit

Hillary Clinton braktisi me shpejtësi ceremoninë përkujtimore të sulmeve tërroriste të 11 Shtatorit në Nju Jork.

Hillary Clinton i bie të fikët gjatë përkujtimit të 11 shtatorit

Sipas mediave ndërkombëtare, kandidatja demokrate për presidente në zgjedhjet e muajit nëntor, humbi ndjenjat gjatë ceremonisë.

Dëshmitarë, të cituar nga DailyMail dhe disa gazeta amerikane thanë se Hillaryt i ra të fikët në momentin kur po shoqërohej për në makinën e saj.

cilnu

Ajo u mor me shpejtësi nga shoqëruesit e vet, por nuk dihet se ku është transportuar.

Gjithçka raportohet se ka ndodhur në momentin që kandidatja demokrate për presidente ndodhej së bashku me rivalin e saj republikan, Donald Trump dhe politikanë të tjerë të lartë amerikanë në ceremoninë përkujtimore të 11 Shtatorit 2011.

Në lidhje me raportimet e mësipërme, nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga stafi i Clinton.