Hileqari Mkhitaryan dhe “ndarja” e pisët me Dortmundin

Hileqari Mkhitaryan dhe “ndarja” e pisët me Dortmundin

Henrikh Mkhitaryan do të largohet nga BVB, siç raporton edhe gjermania BILD, megjithëse kontrata i skadon në 2017. Armeni do të transferohet te United për 42 milionë euro.

Verën tjetër Borussia nuk do të kishte arkëtuar asnjë ‘euro’. Dortmundi pranoi transferimin pasi bëri të njëjtat numra që bëri para tre vitesh. Kur Mkhitaryan u transferua nga Shakhtar Dontesk për te Borussia gjatë verës së 2013, ai dhe menaxheri i tij përdorën metoda të forta për operacionin.

Mkhitaryan kishte një kontratë me ukrainasit deri në 2015. Pasi gjermanët filluan të interesoheshin për të, ai kërkonte me çdo kusht të shkonte në Dortmund, shkruan Telesport.al.

Për këtë arsye ai nuk u paraqit as në fazën përgatitore në Austri. Menaxheri i klubit ukrainas thoshte atëherë: “Mkhitaryan nuk u shfaq në stërvitje. ne nuk e dimë se ku është dhe kur do të kthehet. Sjellja e tij është e çuditshme.”

Tashmë është Borussia në vendin e viktimës, siç  ishin ukrainasit tre vite më parë. Së fundmi shefi i BVB e kishte mohuar kategorikisht një transferim duke thënë: “Kemi diskutuar për çështjen e tij, dhe kemi dalë në konkluzion se ai do të qëndrojë në Dortmund.”

“Do të ishte mëkat, nëse nuk do të vazhdonim të insistonim. Oferta e United të vjen vetëm një herë në jetë, dhe askush nuk mund të na garantojë se dera do të jetë e hapur edhe vitin tjetër. Manchester United është ekipi i tij i ëndrrave”, deklaroi agjenti i tij Mino Raiola.

Poashtu Mino Raiola në vitin 2013 kishte deklaruar të njejtën gjë për Dortmundin. /Insajderi.com