Higuain zbulon mbrojtësin më të fortë me të cilin është përballur

Higuain zbulon mbrojtësin më të fortë me të cilin është përballur

Sulmuesi i Juventus Gonzalo Higuain ka folur rreth vitit të parë te kampionët e Italisë për Premium Sport.

“Kur isha fëmijë shihja shumë ndeshje të Seria A. Kishte sulmues si Trezeguet, Batistuta, Crespo dhe Montella por edhe gjithashtu, për mua, sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave: Ronaldo. Për momentin Suarez po luan shumë mirë, ai është përmirësuar ndjeshëm dhe është një sulmues më i mirë se ç’ishte te Liverpool. Lewandowski dhe Aguero gjithashtu janë sulmues të klasit botëror. Më pëlqejnë lojtarët që të zbavitin dhe jo ata që vetëm shënojnë gola”, ka thënë Higuain.

Higuain ka folur edhe për bashkëkombasin e tij tek Juventusi, Paolo Dybala, të cilin e ka krahasuar me futbollistin e Barcelonës, Lionel Messi.

“Dybala është i ngjashëm me Messi-n. Messi është më i miri dhe këtë po e vërteton dita ditës. Paulo është akoma i ri, por ka një të ardhme të ndritur. Në mënyrë që të bëhesh lojtari më i mirë duhet të jesh i fortë edhe mendërisht. Do të ketë ulje dhe ngritje, por duhet të qëndrosh i balancuar, të mos dëgjosh as kritikat dhe as elozhet. Mbrojtësi më i fortë me të cilin jam përballur është Puyol. Kur luaja kundër Barcelonas ai ishte i pamëshirshëm. Për sa i përket portierëve kam luajtur me tre më të mirët, Buffon, Casillas dhe Reyna. E admiroj Gigin pasi ka ambicien e një djaloshi të ri.” /telesport.al