Gonzalo Higuain do të detyrohet sërish të shikojë impenjime të kombëtares argjentinase nga ekrani i vogël. Sulmuesi i Juventus nuk do të mund të japë kontributin e tij në sfid�" />

Higuain nuk ka vend te Argjentina

Higuain nuk ka vend te Argjentina

Gonzalo Higuain do të detyrohet sërish të shikojë impenjime të kombëtares argjentinase nga ekrani i vogël. Sulmuesi i Juventus nuk do të mund të japë kontributin e tij në sfidën e ‘Seleccion’ dhe kjo jo për zgjedhje të futbollistit.

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka vendosur të mos e grumbullojë Gonzalo Higuain për miqësoren e muajit të ardhshëm ndaj Rusisë, madje në diskutim është dhe prezenca e futbollistit në Botërorin 2018.

“Higuain e konsideroj dhe e di se çfarë përfaqëson. Por na mbetet ne vendimi nëse do ta marrim apo jo në Kupën e Botës. Gonzalo është një futbollist në elitën e sportit, por nuk më duhet ta provoj”, tha trajneri i Argjentinës.

Për bomberin e Juventusit, ky është përjashtimi i tretë radhazi. Në miqësoren e 9 nëntorit kundër Rusisë, vend organizator i Botërorit 2018, në repartin ofensiv të latinëve do të jenë Peroti, Dybala, Gomez dhe sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.