“Hidromorava” në Gjilan paralajmëron mbledhjen e 6.5 milionë eurove me përmbarues

“Hidromorava” në Gjilan paralajmëron mbledhjen e 6.5 milionë eurove me përmbarues

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidromorava” paralajmëron mbledhjen e borxheve me përmbarues privatë.

Borxhi i përgjithshëm llogaritet se e kap shifrën prej 6 milionë e 412 mijë eurosh. Përfaqësuesit e kompanisë së ujësjellësit deklarojnë se ata mbulojnë tri komunat e Anamoravës: Gjilanin, Kamenicën dhe Vitinë, ndërsa numri i konsumatorëve është 28 mijë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Muhamed Suliqi, kryeshef i kompanisë, deklaron se ata do të nisin mbledhjen e borxheve që kanë bizneset e mëdha ndaj kompanisë.

Thotë se i janë përmbajtur edhe Ligjit për falje borxhesh publike. Obligimet që kanë institucionet janë 112 mijë euro, bizneset 552 mijë, amvisëria 5 milionë e 748 mijë euro.

Borxhi daton nga fillimi, kurse borxhet, të cilat janë falur nuk i kemi hedhur në kuadër të kësaj shume dhe këto janë obligimet që na kanë mbetur . Tashti jemi duke i përgatitur lëndët për përmbarues.