Hidhet shorti në Ligën e Kombeve, Kosova mëson grupin dhe kundërshtarët

Hidhet shorti në Ligën e Kombeve, Kosova mëson grupin dhe kundërshtarët

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mësuar kundërshtarët në Nations League.

Shorti i hedhur në Lausanne të Zvicrës, ka përcaktuar Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin si kundërshtarët e Kosovës, raporton Insajderi

Kosova do të jetë në grupin 3 të ligës C, ku do të luajë 6 ndeshje, ndaj Azerbajxhanit, Maltës dhe Ishujve Faroe.

Kujtojmë se Kosova me Azerbajxhanin do të luajë edhe në ndeshje miqësore, e cila do të zhvillohet në Antalia të Turqisë më 2 shkurt.

Shqipëria ndërkaq do të jetë në grupin 1 të Ligës C, ku për kundërshtarë do të ketë Izraelin dhe Skocinë. /Insajderi.com