Hidhet poshtë aktakuza ndaj Hyrije Thaçit dhe dy zyrtarëve komunal

Hidhet poshtë aktakuza ndaj Hyrije Thaçit dhe dy zyrtarëve komunal

Është aprovuar ankesa e avokatit të ish-drejtoreshës së Shërbimeve Publike në Drenas, Hyrije Thaçit, për hedhjen poshtë të aktakuzës të ngritur ndaj saj dhe dy zyrtarëve komunal, Vehbi Jashari dhe Shyqyri Bublaku.

“Vlerësoj se kjo aktakuzë kishte qëllim shantazhimin dhe dëmtimin e personalitetit tim nga indivdë të caktuar…edhe pse automjeti ishte mw i mirë se që ishte kërkuar (dëshmi raporti i pranimit) dhe tash e 17 muaj përdoret në shërbim të qytetarëve të Drenasit dhe me gjerë!”, ka shkruar Thaçi në facebook.