Hetimi ndërkombëtar për ‘Kumanovën’, mund ta nxjerr fajtor Haradinajn

Hetimi ndërkombëtar për ‘Kumanovën’, mund ta nxjerr fajtor Haradinajn

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Nuri Bexheti, është shprehur kundër idesë për një hetim ndërkombëtar në rastin ‘Kumanova’. Sipas tij, këtë rast kanë mundur ta zgjedhin dy shtetet me një komision të përbashkët.

Bexheti ka thënë se hetimi ndërkombëtar do ta ngarkonte shtetin e Kosovës, i cili sipas tij, është i ngarkuar edhe ashtu, shkruan gazetametro.net.

‘Mendoj se është sensitive dhe mendoj se do të duhej zgjidhur me një komision të përbashkët të të dy shteteve. Hetimi ndërkombëtar mund ta ngarkojë më shumë Kosovën’, ka thënë Bexheti.

Ndërkaq, profesori ka ‘alarmuar’ në një formë se hetimi ndërkombëtar mund ta përfshinte edhe Haradinajn. Ai ka potencuar se disa të arrestuar dhe të vrarë në Kumanovë, kanë qenë luftëtarë të kryeministrit aktual të Kosovës, e cila gjë sipas tij mund ta ngarkojë atë.

‘Mos të harrojmë se të disa të arrestuar dhe të vrarë kanë qenë ish-luftëtar të kryeministrit aktual. Nuk duhet të ngarkohen institucionet e Kosovës’, ka shtuar Bexheti.