Hetemaj refuzon sërish të luajë kundër Kosovës

Hetemaj refuzon sërish të luajë kundër Kosovës

Përfaqësuesja e Finlandës ka shpallur listën e 23 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror, ndaj Islandës dhe Kosovës.

Njëjtë sikurse vitin e kaluar, futbollisti kosovar që reprezenton Finlandën, Përparim Hetemaj, ka refuzuar të përfshihet në listën e skuadrës përfaqësuese për ndeshjen me Kosovën, raporton Insajderi.

Siç njofton Federata e Futbollit të Finlandës, Hetemaj do të jetë në dispozicion të Markku Kanerva vetëm për ndeshjen ndaj Islandës.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Finlandës do të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. /Insajderi.com

Kjo është lista e futbollistëve finlandezë të ftuar për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Islandës: