Hetemaj nuk do të luajë për Kosovën

Futbollisti kosovar, Përparim Hetmaj ka vendosur të vazhdojë përfaqësimin e skuadrës kombëtare të Finlandes edhe më tej, pavarësisht se në ndeshjen e Finlandës ndaj Kosovës ai zgjodhi të mos luante ndaj vendit të tij të lindjes.

Hetemaj nuk do të luajë për Kosovën

Mesfushori i Chievo Veronas është njëri nga 22 futbollistët e grumbulluar nga selektori i Finlandës, Hans Backe, për ndeshjet e muajit tetor, raporton Insajderi.

Futbollisti i lindur në Skenderaj të Kosovës ishte shprehur i pavendosur rreth të ardhmes së tij me Finlandën, pas pranimit të plotë të Kosovës në FIFA dhe UEFA. Ai kishte vendosur që fillimisht të mos luante ndaj Kosovës, e cila është vendi i tij i lindjes dhe më pas do merrte vendimin përfundimtar.

heta

Finlanda e cila u takua me Kosovën në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Botërorin “Rusi 2018”, është në grup edhe me Islandën, Kroacinë, Turqinë dhe Ukrainën.

Dy ndeshjet e radhës, finlandezët do t’i zhvillojnë ndaj Islandës më 6 tetor dhe tri ditë më vonë do të luajnë ndaj Kroacisë. /Insajderi.com