Hetemaj ende i hapur ta lë Finlandën për Kosovën

Fillimisht u mendua se Përparim Hetemaj refuzoi të luante ndaj Kosovës por që do vazhdonte të mbronte ngjyrat e Finlandës, mirëpo vëllai i mesfushorit të Chievos dhe selektori i Finlandës pohojnë se ai nuk e ka zgjedhur përfundimisht përfaqësuesen e Finlandës.

Hetemaj ende i hapur ta lë Finlandën për Kosovën

Përparim Hetemaj ishte deklaruar nga trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki se e ka zgjedhur përfundimisht vendlindjen e tij të adoptuar, Finlandën, por kjo nuk është përfundimtare.

Së paku nuk ka qenë deri dje, sipas medieve të Finlandës, të cilat kanë intervistuar për këtë arsye vëllai i tij, Mehmetin – i cili është paraqitur më parë për Kosovën – dhe selektorin e Finlandës.

“Sa e di unë, asgjë nuk është qind për qind e sigurt. E di se Përparimi është falënderuar për ftesën e parë (vj nga Kosova), por nuk është marr asnjë vendim përfundimtar”, tha vëllai i tij, Mehmet Hetemaj për HelsingSanomat, njofton sporti1, transmeton Insajderi.

“Në secilin rast, ai nuk do të luante kurrë kundër Kosovës”, tregon Mehmeti.

Përparim Hetemaj, mesfushori 29 vjeçar i Chievo Veronas, ka zhvilluar 43 lojë për Finlandën deri më tani dhe në këtë gjeneratë konsiderohet lojtari kryesor i ekipit.

“Ai tha se nuk dëshiron të luaj ndaj vendlindjes së tij. Unë e respektojë vendimin e tij të qëndrojë anash kësaj loje. Për këtë ai ka vendosur të mos luaj as ndaj Gjermanisë. Pas lojës me Kosovën do të flasim me të për të ardhmen. Deri më tani kemi folur vetëm për këto dy lojë”, tha elektori i Finlandës, Backe.

Kosova dhe Finlanda do të ndeshen të hënën në Turku të Finlandës. Ndeshja e parë e Kosovës për kualifikimet e Botërorit “Rusi 2018” fillon në orën 20:45. /Insajderi.com