Heshtja i kthehet bumerang Dardan Molliqajt

Heshtja i kthehet bumerang Dardan Molliqajt

Njëra ndër figurat më të përfolura që nga e premtja Dardan Molliqaj, ka thyer heshtjen pas gjashtë ditëve në llogarinë e tij në Facebook, duke njoftuar se do të merr pjesë në një debat televiziv.

Sipas Molliqajt ai ka refuzuar të flas me arsyetimin derisa të lirohet ish-lideri i VV-së nga burgu Albin Kurti.

“Poashtu, unë kam refuzuar të flas për këto çështje përderisa deputeti Albin Kurti mbahet padrejtësisht në burg. Por, situata në të cilën jemi tash, ma ka imponuar që të deklarohem dhe të ju drejtohem përmes medieve”, ka shkruar Molliqaj para disa çasteve në Facebook.

Por përkrahësit dhe simpatizantit e Vetëvendosjes nuk kanë hezituar aspak që të inkuadrohen në debatin rreth përçarjes së VV-së. Ata kanë vërshuar me komente statusin e Molliqajt që informonte publikun se do të merr pjesë në një intervistë në njërën prej televizioneve në vend.

Shumica e komentuesve e konsiderojnë Molliqajn si tradhtar. Disa prej tyre kanë thënë se Kurti është dërguar në burg për të mbrojtur idealet e partisë ndërsa sipas tyre Molliqaj po tenton të përfitojë.

Disa prej komentuesve të tjera Molliqajn e kanë quajtur përtej SHIK-ut nëse ai del kundër Albin Kurtit.

“Nëse je kundër #Albinit ik mbytu te ata shik-at qe e hapeshe gojën kishe kundër tyre. Nëse del kundër VV je ma i zi se shik-u”, shkruan njëri prej komentuesve.

Ndërsa shumica e komentuesve kanë vënë në pikëpyetje nëse Vetëvendosje do të funksiononte pa Kurtin në krye.