Heshtja institucionale për 16 kosovarët e dënuar në rastin “Kumanova”

Heshtja institucionale për 16 kosovarët e dënuar në rastin “Kumanova”

Në mesin e të dënuarve sot për rastin “Kumanova” ka edhe shqiptar nga Kosova, për të cilët institucionet kosovare kanë vendosur të heshtin.

Në seancën e cila u mbajt sot shtatë pjestarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsej 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Në mesin e 32 të dënuarve janë edhe gjashtëmbëthjet (16) kosovarë. Në mesin e këtyre është Sami Ukshini i cili është dënuar me 40 vjet burg i cili njihet me pseudonimin “Sokoli”.

Ndërsa Andin Krasniqi, po ashtu nga Kosova, nga komuna e Malishevësh, Valdet Zekaj dhe Bek Bajra, janë dënuar me burg të përjetshëm.

Mirëpo që nga përfundimi i seancës nuk ka ardhur asnjë reagim nga institucionet e Kosovës. Kryeministri Haradinaj, presidenti Thaçi deri më tani kanë vendosur të heshtin lidhur me arrestimin e shtetasve të tyre.

Prej 16 shtetasve të Republikës së Kosovës, një është shtetas i Republikës së Shqipërisë, një është shtetas gjerman dhe të tjerët janë shqiptarë nga Maqedonia.

Në seancë të akuzuarit kanë interpretuar himnin kombëtare dhe këngën besa besë duke theksuar se ky vendim vendos edhe për fatin e Maqedonisë.

Sipas familjarëve të të dënuarve vendimet janë të pa drejta, të motivuara politikisht dhe se bijtë e tyre janë pre e skenarëve të shërbimeve sekrete. Partinë në pushtet e akuzuan për mosinteresim ndaj qytetarëve të saj. /Insajderi.com