Heshtja e VV-së përballë kritikave se Ahmeti qëndroi në jahtin e Devollëve

Heshtja e VV-së përballë kritikave se Ahmeti qëndroi në jahtin e Devollëve

Pas deklarimit publik të Astrit Haraçisë se Jahti ‘Megalodon’, të cilin e kishte shfrytëzuar Shpend Ahmeti, për relaksim është blerë prej Devollëve, Lëvizja Vetëvendosje hesht dhe nuk jep përgjigje publike për media.

Gazeta Metro i ka kontaktuar zyrtarisht Stafin për Media të Lëvizjes Vetëvendosje, duke tentuar të marrë një përgjigje zyrtare pas deklarimeve të Astrit Haraçisë ish Ministër i Kosovës dhe pasagjer në Jahtin “Megalodon’ se tani i blerë nga Devollët prej multi milionerit shqiptar Qazim Osmani.

Zyrtarërt nga zyra qendrore e VV’së, na kanë orientuar ta kontaktojmë, ata të Komunës që i udhëheq Shpend Ahmeti, nga të cilët nduk doli asnjë fjalë rreth lajmit tashmë të konfirmuar edhe publikisht.

Momentalisht, Shpend Ahmeti gjendet në vizitë zyrtare në Zvicër prej nga poashtu, nuk është deklaruar ende, duke munduar që ‘relaksimin e tij’ në pronë të Devollëve – ta quaj si sulm zgjedhor.