Heshtja e shtetit ndaj mashtrimit të punëtorëve nga Tribuna – lidhjet e forta me politikën

Për vite të tëra televizioni "Tribuna Channel" ka mashtruar punëtorët e tyre duke mos ua dhënë pagën për punën e tyre. Edhe kur ua kanë dhënë pagën, ua janë ndalur paratë për Trustin Pensional, por paratë nuk kanë shkuar në Trust. Ata janë ankuar në Inspektoriatin e Punës, por kot. Aty punon babai i drejtorit të televizionit, teksa bashkëpronarja është vajza e Rexhep Hotit, nënkryetari i PDK-së dhe Koordinator i shtetit për Rini, Kulturë e Sport. Punëtorët që kanë folur për Insajderin dyshojnë se këto janë arsyet pse shteti heshtë ndaj kësaj paknaqësie.

Heshtja e shtetit ndaj mashtrimit të punëtorëve nga Tribuna – lidhjet e forta me politikën

Qindra mijëra euro është shuma e përgjithshme që Tribuna Media Group, u ka borxh punëtorëve të saj. Mosdhënia e pagave ndaj punëtorëve të tyre, dhe mospagesa e Trustit Pensional, janë vetëm disa nga shkeljet që ky medium i ka bërë ndaj punëtorëve të tyre.

Insajderi ka kontaktuar me shumë punëtorë të dikurshëm të këtij mediumi, të cilët kanë rrëfyer për keqtrajtimin që ky medium, i lidhur ngushtë me politikën, ua ka bërë punëtorëve të tyre.

Ish-kryeredaktorja e lajmeve në Tribuna Channel, Teuta Gashi ka treguar se i detyrohen me mbi 2 mijë euro borxh paga dhe 10 muaj Trust të papaguar.

Ajo hedh dyshime se inspektorati nuk po vepron per shkak se babai i drejtorit Sejdi Demiri, Musa Demiri punon në ministrin e Punës dhe Inspektorati nuk deklarohet asnjëherë pa lejen e tij.

“Ky maltretim dhe keqtrajtim nuk do të mund të bëhej pa lidhjen e tyre me politikën”, thotë ajo.

Tribuna Media Group, e themeluar më 10 mars të vitit 2015, nga dy persona: Sejdi Demiri dhe Besiana Hoti-Demiri, të cilët janë familjarë të nënkryetarit të PDK-së, Rexhep Hoti.

Sejdi Demiri është dhëndrri i Rexhep Hotit, kurse Besiana Hoti-Demiri është vajza e nënkryetarit të PDK-së.

Kjo lidhje me të ka bërë që ndaj këtij mediumi të mos merret asnjëherë asnjë masë ndëshkuese për keqtrajtimin dhe maltretimin që ua bënë punëtorëve.

Tribuna e mashtrimit – Televizioni që u ka mbetur mijëra euro borxh dhjetëra punëtorëve

Dhjetëra persona, që në periudha të ndryshme kanë punuar në këtë medium, e kanë konfirmuar për Insajderi, se për mosdhënien e pagave ndaj tyre dhe për mospagesën e Trustit Pensional, ata kanë bërë ankesa të njëpasnjëshme në Inspektoriatin e Punës, por që asnjëherë nuk janë trajtuar me seriozitet.

Kjo për shkak, se përvec lidhjes familjare që pronarët e Tribuna Media Group e ka me nënkryetarin e PDK-së, Rexhep Hoti, ata kanë lidhje të fuqishme në Inspektoriatin e Punës.

Musa Demiri, zyrtar i lartë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që zyrtarisht është zëdhënës i Inspektoriatit, është babai i drejtorit të Përgjithshëm të Tribuna Media Group, Sejdi Demiri.

Musa Demiri, i cili punon në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Soaicale, për vite me radhë, edhe në kohën sa me këtë ministri udhëhiqte, ministri nga LDK, Arban Abrashi, besohet se ndërhynë në Inspektoriatin e Punës, që ankesat e punëtorëve të Tribuna Media Group, të mos trajtohen fare, e lëre më të merret ndonjë masë ndëshkuese për këtë medium.

Kurse, për këto padrejtësi ndihmë të madhe u jep edhe nënkryetari i PDK-së, njëherësh Koordinator për Rini, Kulturë dhe Sport, Rexhep Hoti.

Insajderi mëson se ai ka ndërhyrë në shumë raste, në Administratën Tatimore të Kosovës, duke mos lejuar këtë Administratë që të shqiptojë dënime për këtë medium, për shkak të borxhit që Tribuna Media Group e posedon në ATK.

FOTO: Besiana Hoti-Demiri dhe Rexhep Hoti:

 

FOTO: Sejdi Demiri dhe Besiana Hoti-Demiri, pronarët e Tribuna Media Group