Ata ishin pikat kulmore të Olimpiadës së Rio de Zhaneiros dhe për këtë, rezervuan ditën e fundit për të ururuar të gjithë tifozët e tyre por edhe të disiplianve të tjera spo" />

Heronjtë e Lojërave Olimpike të vitit 2016

Heronjtë e Lojërave Olimpike të vitit 2016

Ata ishin pikat kulmore të Olimpiadës së Rio de Zhaneiros dhe për këtë, rezervuan ditën e fundit për të ururuar të gjithë tifozët e tyre por edhe të disiplianve të tjera sportive, për një 2017 sa më të mbarë.

Atletët e Lojërave Olimpike braziliane i kushtuan pak sekonda secilit prej mbështetësve që i përkrahu në 12 muajt e kaluar, me të parin sprinterin xhamajkan Usain Bolt.

“Ky sezon ishte i shkëlqyer, dhe saktësisht kështu doja që të mbaronte. Dola fitimtar, jam 9 herë kampion olimpik dhe për mua ishte vërtet i madh. Jam shumë i lumtur. Vitin tjetër dua të vazhdoj të bëj gjëra të mëdha”, thotë atleti Usain Bolt.

“Dua të them se jam shumë e lumtur për atë që arrita në 2016, për ndihmën që i dhashë refugjatëve. 2016 ishte i shkëlqyer por në vitin 2017 shpresoj të ndihmoj akoma më shumë, dhe të arrij objektivat e mi”, thotë Yusra Mardini, skuadra olimpike e Refugjatëve.

Mes atyre që iu bashkuan urimit sportiv për një 2016 të mbarë ishin dhe vëllezërit Braunli, protagonistët e lojës së ndershme me imazhet që bënë xhiron e botës kur ndihmuan njëri tjetrin duke u fokusuar te finishi dhe jo te fitorja.

“Pika kulmore e 2016 ishte Olimpiada e Rios dhe kalimi i finishit, që ishin arritje fantastike. Arritëm të dy një ëndërr që zgjaste prej një jete. Në 2017 dua të garoj sërish dhe ndoshta të fitoj ndaj vëllait tim”, thanë Jonathan Alistair Brownlee.