Heronjtë e ditës së parë në Lojërat Olimpike

Heronjtë e ditës së parë në Lojërat Olimpike

Atletët olimpik e nisën me formë të mirë ditën e parë të Olimpiadës dimërore në disiplinën kërcim me ski, rrëshqitje e shpejtë dhe ecjen me ski.

Ata i dhuruan spektatorëve momente drithëruese, ku fituan medalje në diferencë të ngushtë, raporton Insporti.

Shikuesit panë aksion të bukur në ditën e parë të Lojërave Olimpike, ku u dhanë medaljet e para të PyeongChang 2018.

Charlotte Kalla fiton medaljen e parë të artë në PyeongChang

Dita e parë në ecjen me ski në 7.5 kilometra dhe 7.5 kilometra në disiplinën skiatlon nuk zhgënjeu.

Charlotte Kalla e Suedisë fitoi të artën, derisa Marit Bjoergen e Norvegjisë e fitoi të argjendtën. Ndërkaq, të bronztën e mori Krista Parmakoski e Finlandës.

Holanda pushton podiumin

Holanda filloi kampanjën në Olimpiadën dimërore me triumf të trefishtë në kategorinë e femrave në rrëshqitje të shpejtë në 3.000 metra, ku Carlijn Achtereekte fitoi me diferencën më të ngushtë për të fituar të artën ndaj kampiones në fuqi Ireen Wust.

Antoinette de Jong, 22-vjeçare, e cila cilësohet në Holandë si atlete që është e destinuar për sukses, dëshmoi se e ardhmja e Holandës në disiplinën rrëshqitje e shpejtë është e sigurt duke fituar të bronztën në Olimpiadën e saj të parë.

Parrot zotëron ‘Slopestyle’

Max Parrot e Kanadasë doli si olimpistja me më së shumti pikë gjatë kualifikimit në disiplinën e ‘Slopestyle’, ku secili atlet ka dy tentime për të regjistruar pikët më të larta të mundshme, derisa pikët më të larta numërohen si pikët e kualifikimit.

Një kërcim me ski emocional për Gjermaninë

Andreas Wellinger nga Gjermania fluturoi në ajrin e acartë të mesnatës për të fituar medaljen e artë Olimpike në kërcimin me ski te meshkujt të shtunën.

Kërcimi i Wellinger prej 113.5 metrave, duke fituar 259.3 pikë, i dha epërsi ndaj Johann Andre Forfang të Norvegjisë që fitoi të argjendtën, derisa Robert Johannsson e fitoi të bronztën.

Pas kërcimit të tij gjigant, 22-vjeçari Wellinger shikonte dhe priste nga zona e finishit – derisa katër garuesit tjerë tentonin ta arrinin atë – duke shpresuar se distanca e tij do të ishte e mjaftueshme.

Dahlmeier fiton medaljen e parë olimpike

Laura Dahlmeier ka fituar medaljen e saj të parë të artë në biathlon në garën e sprintit 7.5 kilometra të gjatë.Dahlmeier korri sukses të madh vitin e kaluar në Kampionatin Botëror të biathlonit, ku fitoi pesë të arta dhe një të argjendtë në sprintin 7.5 kilometra.

Por, 24-vjeçarja arriti suskes edhe më të madh në Pyeongchang, ku fitoi pas një kohe prej 21 minutash e 06.2 sekondash. Garuesja gejrmane ishte 24.2 sekonda para norvegjezes Maret Olsbu, derisa e treta u rendit garuesja nga Republika Çeke, Veronika Vitkova.

Rezultatet e ditës së parë

(Medaljet)

Ecje me ski – Alpensia Biathlon Centre

7.5km te femrat + 7.5km skiatlon

E artë – Charlotte Kalla (Suedi)
E argjendtë – Marit Bjoergen (Norvegji)
E bronztë – Krista Parmakoski (Finland)

Rrëshqitje e shpejtë – Gangneung Oval

3.000 metra femra
E artë – Carlijn Achtereekte (Holandë)
E argjendtë – Ireen Wust (Holandë)
E bronztë – Antoinette De Jong (Holandë)

Biathlon – Alpensia Biathlon Centre

Sprting 7.5km femra
E artë – Laura Dahlmeier (Gjermani)
E argjendtë – Marte Olsbu (Norvegji)
E bronztë – Veronika Vitkova (Republika e Çekisë)

Rrëshqitje e shpejtë në shtigje të shkurta – Gangneung Ice Arena

Finale e meshkujve 1.500 metrave
E artë – Lim Hyojun (Republika e Koresë)
E argjendtë – Sjinkie Knegt (Holandë)
E bronztë – Semen Elistratov (Atletët Olimpik të Rusisë)

Kërcim me ski – Alpensia Ski Jumping

Kërcimore normale meshkuj
E artë – Andreas Wellinger (Gjermani)
E argjendtë – Johann Andre FORFANG (Norvegji)
E bronztë – Robert Johansson (Norvegji)