Heroi i Sandhausen, Paqarada realizon supergol në Gjermani

Heroi i Sandhausen, Paqarada realizon supergol në Gjermani

Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada, ka shënuar gol të bukur në Bundesliga 2. Ai ka shënuar me Sandhausesnin e tij në fitoren e skuadrës së tij me shifrat 1-0 ndaj Union Berlinit.

Paqarada shënoi në minutën e 55-të të ndeshjes me një goditje të fuqishme nga distanca, njofton Insajderi.

Ai në këtë ndeshje ishte i plotë kurse ky është goli i tij i dytë në kampionat.

Sandhausen, pas javës së shtatë i prinë kategorisë së dytë gjermane në renditje, me 14 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com