Hera e fundit kur Princi William dhe Princi Harry e panë nënën e tyre

Hera e fundit kur Princi William dhe Princi Harry e panë nënën e tyre

Princi William dhe Princi Harry nuk e kishin takuar nënë e tyre, Princeshën Diana një muaj para se të ndodhte aksidenti tragjik që shokoi gjithë botën.

Sipas gazetës People, William dhe Harry u detyruan të ndahen nga nëna e tyre pak para aksidentit. Gjatë asaj kohe vëllezërit ishin në pushime me babanë e tyre.

Në verën e atij viti ata kishin takuar Dianën si mysafirë të familjes Al Fayed. Ata u premtuan se do të shohin nënën e tyre më 31 gusht 1997, ditën kur ajo vdiq.

Bijtë e Princeshës dy dekada pas vdekjes së saj kanë filluar të flasin për fëmijërinë e tyre, në një dokumentar të ri rreth jetës dhe trashëgimisë së Dianës.

“Ishte momenti kur prindërit tonë u ndanë dhe ne më kurrë nuk e patëm mundësinë të shpenzojmë kohë mjaftueshëm me nënën tonë dhe po ashtu me të atin”, tha Harry në filmin i cili është duke u përgatitur./Insajderi.com