Heqja e kufirit Kosovë-Shqipëri të bëhet në konsultim me BE-në

Heqja e kufirit Kosovë-Shqipëri të bëhet në konsultim me BE-në

Analisti politik, Ramush Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të koordinohen me Bashkimin Evropian për heqjen praktike të kufirit Kosovë-Shqipëri, pas paralajmërimit se kjo do të ndodhë pas 1 janarit të vitit të ardhshëm.

Tahiri ka thënë për “Epoka e re” se një veprim i tillë mund të sjellë probleme me BE-në, e cila kërkon kontrollin e menaxhuar të kufijve.

Sipas tij, nëse lehtësohet kalimi i kufirit në mes të dy vendeve, atëherë Kosova duhet ta forcojë kontrollin e kufirit me Serbinë.

Tahiri ka vlerësuar se mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, duhet të jenë më të shpeshta.