Henry flet për Shqipërinë

Henry flet për Shqipërinë

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry ka folur rreth sistemit të garave në Kampionatin Evropian, duke thënë se edhe pse rregullat e reja të UEFA-s e kanë dobësuar Kampionatin Evropian, është ndjerë mirë kur ka parë skuadra si Shqipëria apo Islanda që kanë arritur fitore.

Henry, i cili është sulmuesi më i mirë në histori të skuadrës angleze Arsenal, ka potencuar edhe faktin se skuadrat në “Euro 2016” kanë menduar që edhe me tre barazime të kalojnë fazën e parë.

“Jam i lumtur për të parë se si Shqipëria fiton ndeshje, apo atë çfarë bëri Islanda. Por mendoj se rregullat e reja e kanë mbytur fazën e grupeve”, ka thënë Henry, i cili është analist në televizionin publik britanik “BBC”.

Henry, po ashtu është njëri ndër futbollistët më të mirë të historisë së futbollit francez. /Insajderi.com