Henry: Arsenali nuk do të bëhet kampion

Henry: Arsenali nuk do të bëhet kampion

Legjendja e Arsenalit, Thierry Henry, ka deklaruar se një skuadër si kjo e Arsenalit nuk mund të bëhet kampion pas disfatës që skuadra e Wenger e pësoi nga Manchester United 3-2, në “Teatrin e Ëndrrave”.

”Nuk besoj se kjo mund të kishte ndodhur në kohën time. Kjo nuk ishte paraqitje e një skuadre e cila dëshiron të bëhet kampionë”, ka thënë Henry, në studiot e televizionit Sky Sport.

”Si një fans i Arsenalit nuk jam i sigurt nëse ata mund ta fitojnë titullin. Sot nuk më dëshmuan asgjë”, u shpreh Henry.

Henry ka fituar dy tituj të Premier Ligës me Arsenalin, madje në sezonin 2003/04, ai e kishte fituar atë pa asnjë humbje.