Hendbolli ofron tjetër betejë Kosovë – Serbi

Hendbolli ofron tjetër betejë Kosovë – Serbi

Hendbollistet e reja të Kosovës sërish do të kenë barrën e zhvillimit të një ndeshjeje që vlerësohet më shumë se sportive, shkruan sot Koha Ditore.

Më 23 mars të vitit të ardhshëm duhet të luhet ndeshja ndërmjet përfaqësueses U-20 të Kosovës në hendboll për femra dhe përfaqësueses U-20 të Serbisë.

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) për dallim nga disa federata të tjera ndërkombëtare me peshë, nuk përjashton mundësinë e përballjes Kosovë – Serbi. EHF-ja ia lë shortit që të “vendosë” për përballje të tilla eventuale, dhe për herë të dytë shorti ka vënë në të njëjtin grup Kosovën e Serbinë.

Të martën në Vjenë është tërhequr shorti për eliminatoret evropiane për botërorin U-20 për hendbolliste, që mbahet vitin tjetër në Hungari.