Helmim masiv me kërpudha

Më tepër se 800 persona në spital, 11 të vdekur, "Me siguri ka ardhur deri te ngatërrimi, të gjithë kanë ngrënë llojin e helmuar i cili është shumë i ngjashëm me atë ushqimor".

Helmim masiv me kërpudha

Më tepër se 800 njerëz janë helmuar me kërpudha në dhjetë provinca të ndryshme të Iranit, lajmëron BBC.

Së paku 11 persona kanë vdekur nga helmimi, qindra kanë përfunduar në spital, dhe së paku dy njerëz janë nënshtruar transplantimit të mëlçisë.

Për këtë lloj të helmimit nuk ka ilaç efektiv, lajmëron agjencia e lajmeve iraniane Tasnim.

Kërpudhat të cilat janë konsumuar janë shumë të ngjashme me një lloj tjetër, ushqimor dhe me siguri për këtë arsye ka ardhur deri te ngatërrimi.

Autoritetet i paralajmërojnë qytetarët që t’i blejnë kërpudhat vetëm prej prodhuesve të dëshmuar të cilat janë shënuar dhe paketuar në mënyrë të rregullt në treg.

Siç lajmëron BBC, kërpudhat ndonjëherë shiten me çmime shumë të ulëta nëpër rrugët e Iranit, dhe pretendimet e banorëve lokal për atë se cilat janë për ushqim e cilat jo, nuk janë gjithmonë të besueshme.

Kërpudhat helmuese rriten nëpër malet e Iranit perëndimor shpesh pas shirave pranverore, dhe shtatë nga 11 të vdekurve janë nga rajoni Kermanshah.

Mediet lajmërojnë se shirat e mëdha të pazakonshme, muajt e fundit kanë shkaktuar rritje të madhe të kërpudhave./Insajderi.com.