Hedhet poshtë ankesa e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA

Hedhet poshtë ankesa e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës e ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Serbia iu drejtuar kësaj gjykate në maj të vitit të kaluar, pasi FFK u anëtarësua në fillim në UEFA e më vonë edhe në FIFA.

Serbia parashtroi ankesë me pretekst se me anëtarësimin e Kosovës u shkel Statuti i UEFA-s, mirëpo edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje dhe Kosova me të drejtë është bërë pjesë e familjes evropiane dhe botërore të futbollit.