Hedhen gjësende në drejtim të Kryeprokurores gjatë betimit

Hedhen gjësende në drejtim të Kryeprokurores gjatë betimit

Deputetët e opozitës në Shqipëri janë përpjekur vazhdimisht që ta pengojnë zgjedhjen e Arta Markut si ushtruese të detyrës së Kryeprokurores së Përgjithshme të Shqipërisë.

Pavarësisht përpjekjeve, deputetët e shumicës parlamentare arritën ta zgjedhin Arta Markun kryeprokurore të Përgjithshme të Shqipërisë.

Më pas kryeprokurorja Marku u desh ta bënte betimin e saj para deputetëve të Kuvendit.

Gjatë ceremonisë së betimit, në drejtim të saj janë hedhur gjësende, ku një pjesëtar i sigurimit përmes një çadre i ka krijuar asaj mburojë.