Artikull i sponsorizuar

Haziri viziton Handikos, Shoqatën e të Verbërve dhe Shurmemecëve

Haziri viziton Handikos, Shoqatën e të Verbërve dhe Shurmemecëve

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, i cili është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për edhe një mandat, Lutfi Haziri, ka vizituar sot shoqatën e “Handikos”, Shoqatën e të Verbërve dhe Shoqatën e Shurdhmemecëve.

Naxhie Salihu, përfaqësuese e “Handikos”, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, e ka njoftuar për punën që bëhet aty, derisa ka ka thënë se kjo shoqatë ka pasur bashkëpunim të mirë me Komunën e Gjilanit, e cila e ka mbështetur në vazhdimësi.

“Me mundësitë tuaja, na keni përkrahur dhe na keni qëndruar në krah gjithmonë. Ju falënderoj z. kryetar”, ka thënë Salihu.

Bajram Spahiu, kryetar i Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, pohoi se falë kujdesit të kryetarit të Gjilanit për ta gjatë katër viteve e kanë pasur më të lehtë funksionimin.

Fjalë falënderimi për kryetarin Haziri për bashkëpunimin e mirë pati edhe Shpresa Sejdiu, përfaqësuese e Shoqatës së Shurdhmemecëve, duke shpresuar dhe mbështetja e Komunës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur fjalë falënderimi për pritjen, përderisa ka vlerësuar lartë punën që bëhet në këto shoqata.

Ai është zotuar se mbështetja e Komunës për këto shoqata do të vazhdoj edhe në mandatin e ri qëverisës për t’i dalë në ndihmë këtyre tri kategorive të shoqërisë në shumë aspekte.