Haziri thotë se s’ka përplasje mes LDK-së dhe PDK-së për ushtrinë

Haziri thotë se s’ka përplasje mes LDK-së dhe PDK-së për ushtrinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se çështja e formimit të ushtrisë nuk ka nxitur përplasje me partnerin qeverisës, Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, me PDK-në ka koordinim për të zgjidhur të gjitha çështjet me rëndësi.

“Nuk kemi të bëjmë me përplasje në asnjë mënyrë. Kemi të bëjmë me koordinim dhe me angazhim konkret për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që janë në interes të vendit edhe temat  që janë “kauzë” e opozitës si Demarkacioni dhe Shoqata e Komunave me shumicë serbe apo edhe transformimi i FSK në armatë përmes ligjit”, ka thënë Haziri.

Gjatë një bisede me lajmi.net, Haziri po ashtu ka thënë se koalicioni mes dy partive është duke funksionuar mirë.

“Koalicioni po funksionon mirë dhe me vetë fakti që është duke u angazhuar për shumë çështje, nuk kemi hapësirë që të cilësojmë ndryshe”, ka thënë Haziri./Insajderi.com