Artikull i Sponzorizuar

Haziri: Thirrja e madhe për Zot e Vatan ka ndodhur pikërisht në Llovcë

Haziri: Thirrja e madhe për Zot e Vatan ka ndodhur pikërisht në Llovcë

Pas vizitave në Burincë, Capar e Bukovik, Lutfi Haziri, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri ka kërkuar besimin edhe për një mandate. Ai është ndalur në vendlindjen e të parëve të tij në Llovcë, të cilin e kanë mirëpritur me anë të një tubimi të madh.

Haziri ka shprehur falënderim të madh përkrahjen e madhe që e ka pasur nga familja e tij dhe nga Llovca kudo që janë.

“Ju faleminderit që gjithmonë, kështu të pandarë si familje e si oxhak me mbi 300 shtëpi në Llovcë e Gjilan, kemi qenë bashkë. Nuk ka sukses në jetë pa mbështetjen e familjes”, ka thënë ai.

Kreu i gjilanasve është shprehur se thirrja për Zot dhe për Vatan ka ndodhur në Llovcë, në Kryengritjen  e Karadakut.

“Kemi arritur shumë krahasuar me të kaluarën sa i përket investimeve. Në Llovcë, gati se i kemi përmbyllë investimet sa i përket infrastrukturës. Por, jam i interesuar të krijojmë zona malore turstike malore në këtë pjesë. Nga ky fshat kanë dalë hoxhallarë, mësues, inxhinierë, gazetarë, avokat e juristë të jashtëzakonshëm. Mbi të gjitha, thirrja e madhe për Zot dhe për Vatan ka ndodhë këtu, në Llovcë, në Kryengritjen  e madhe të Karadakut”, ka përfunduar Luta.

Në këtë tubim kanë folur edhe kandidatët për asamble komunale, Qamil Rexhepi dhe Xhelal Jetishi