Haziri: PDK e ka helmuar pusin e ujit të pijshëm

Haziri: PDK e ka helmuar pusin e ujit të pijshëm

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lufi Haziri edhe një herë e përsëriti qëndrimin se me Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka dhe nuk do të ketë bashkëpunim e as koalicion.

“Asnjë formë bashkëpunimi nuk na ka mbet hapur. Mos të flasim për mundësi tjetër. Mundësitë i kanë zero. I kanë thy të gjitha urat. I kanë rrënu të gjitha urat”, ka thënë Haziri.

“E kanë helmu pusin e ujit të pijshëm dhe natyrisht se nuk ka rrugë, nuk ka alternativë. Në këtë drejtim as nuk diskutojmë”, deklaroi Haziri për Klan Kosovën.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se edhe pas numërimit të votave të diasporës koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do të ketë 30 deputetë. /Insajderi.com