Haziri pas takimit me Kurtin: Besojmë se mund të arrijmë marrëveshje

Haziri pas takimit me Kurtin: Besojmë se mund të arrijmë marrëveshje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është takuar me kandidatin për kryeministër të Vetëvendosjes, Albin Kurti për të biseduar rreth koalicionit të mundshëm mes partive.

Haziri për takimin me Kurtin ka thënë, se ishte takim i rregullt dhe është diskutuar për afrimin e programeve, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë, se janë dy parti më orientime të ndryshme, por që beson se do të arrihen të harmonizohet programet për t’i dhënë qeverisje vendit.

Haziri nuk ka dhënë detaje nëse në këto takime po diskutohen çështja e dosjeve që ka dërguat Vetëvendosje për LDK-në. /Lajmi.net