Haziri: Kandidatura ime për kryetar të Gjilanit për hatër të qytetarëve e jo të LDK-së

Haziri: Kandidatura ime për kryetar të Gjilanit për hatër të qytetarëve e jo të LDK-së

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, është i nominuari i LDK-së edhe për një mandat në krye të Gjilanit. Haziri i ftuar në Televizionin Publik, ka thënë se ai do të kandidoj për hatër të qytetarëve e jo për atë të LDK-së.

“Unë kamë qenë kryetar i Komunës së Gjilanit, por kësaj here më shumë do të kandidoj për hatër të qytetarëve jo për hatër të LDK-së. Për të i realizuar planet dhe programet që janë bërë për komunën e Gjilanit”, ka thënë ai.

Haziri është pyetur nëse ai do të i bashkohej qeverisjes nga koalicioni PAN nëse atij do të i jepej mundësia.

“ Në asnjë mënyrë nuk do të i bashkohem qeverisjes së PAN-it”, ka thënë ai.