Hazard: Në stërvitje nuk jap gjithçka

Hazard: Në stërvitje nuk jap gjithçka

Eden Hazard ka zbuluar se ai është në gjendje të bëjë më të mirën për Chelsea.

Ndërkombëtari i Belgjikës ka qenë me një prani të dukshme për “Blues” këtë sezon, me talentin e tij krijues, që e ka ndihmuar skuadrën e Antonio Contes të mbetet konkurruese brenda dhe jashtë vendit.

Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka siguruar katër asiste në garën e Premier League dhe Ligës së Kampionëve. Kundërshtarët shpesh e synojnë atë për trajtim të përafërt, në një përpjekje për ta mbajtur nën kontroll. Kjo e ka detyruar Hazardin ta pushojë paksa trupin e tij.

“A po i mbroj këmbët në trajnim? Po, po, po, – u përgjigj 26-vjeçari pas barazimit 1-1 të Chelsea me Liverpool. – Të jem i drejtë, në stërvitje nuk jap gjithçka. Ne nuk kemi shumë pushime në sezon, kështu që përpiqem në stërvitje që të kem më shumë pushim dhe pastaj në lojëra të jap gjithçka”, tha ai.

Pyetjes nëse ai ndjen se merr shumë goditje, Hazard iu përgjig.

“Po, ndonjëherë ndihem nën agresion. Ka shumë faulle ndaj meje, më shumë në kyçin e këmbës. Sidoqoftë, kjo është pjesë e futbollit dhe nuk ankohem. Unë bëj gjithçka për trupin tim, kur jam në terren. E di se trupi im është i fortë dhe unë po punoj për këtë. Jam me fat që kam shëndet të mirë, kujdesem fort për trupin tim, sa më mirë që mundem”.