Haxhiu voton, thotë se nga Albini presin forcim të partisë  

Haxhiu voton, thotë se nga Albini presin forcim të partisë  

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka votuar në zgjedhjet për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një njoftim në profilin e saj, Haxhiu ka thënë se pret forcim të partisë nga Albin Kurti, i cili njëherit është edhe kandidati i vetëm për kryetar.

“Sapo votova për aktivistin e politikanin i cili shquhet për artikulimin e ideve tona të përbashkëta. Nga Albini presim forcim, zgjerim dhe rritje të reja për organizatën tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.