Haxhiu: Vetëvendosja nuk kishte më gaz

Haxhiu: Vetëvendosja nuk kishte më gaz

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca kishte mbetur i vetëm nga kolegët e partisë në vazhdimin e seancës kur u votua demarkacioni. Deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu, ka thënë se arsyeja që Konjufca kishte mbetur i vetëm ka qenë për shkak se VV nuk kishte më gaz.

“S’kishim më gaz, sepse e kishin marrë. Disa herë na kanë larguar për të bërë ekzaminime. Ka qenë një ditë tejet e ngarkuar. S’kishte më gaz, andaj s’kishte pse të qëndronim më aty”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

Vetëvendosje gjatë ditës së djeshme ndërpreu katër herë seancën për demarkacionin duke hedhur gaz në seancë. Kjo parti kishte edhe më shumë gaz me vete në sallë, por pas ekzaminimeve iu hoqën bombolat tjera të gazit.

Haxhiu ka thënë se me vendim të partisë, ajo dhe kryetari Albin Kurti ishin të përjashtuar nga gjuajtja me gaz lotsjellës, ndërsa deputetët tjerë kishin shprehur gatishmërinë që të bënin veprime të tilla.