Haxhiu tregon për ftesën e Prokurorisë në lidhje me organizatën “Syri i Popullit”

Haxhiu tregon për ftesën e Prokurorisë në lidhje me organizatën “Syri i Popullit”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është marr sot në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në lidhje me Organizatën “Syri i Popullit”.

Në një përgjigje për Insajderin, Haxhiu ka thënë se sot i është përgjigjur ftesës për të dëshmuar për këtë rast.

“Më është dukur absurde se pse jam ftuar për këtë rast. Pas intervistimit besoj që absurde njësoj ju është dukur edhe policisë por ata kanë kryer një procedure të tyren”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se i ka njoftuar policinë që nuk ka pasur ndonjëherë njohuri për ekzistim e një organizate të tillë.

Organiza “Syri i Popullit”, ku pjesë e kësaj është Murat Jasharin i cili është duke u akuzuar për tentim vrasje ndaj avokatit Azem Vllasi, e që pjesë e kësaj organizate është edhe deputeti i VV-së, Sadri Ramabaja.

Ish-kandidati për deputet, Sadri Ramabaja është i dyshuar për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme Sadri Ramabajës i është caktuar një muaj paraburgim.

Ai është zënë para dy dite nga autoritet e Shqipërisë në qytetin e Durrësit duke u larguar nga vendi me dokumente të falsifikuara. /Insajderi.com