Haxhiu: Presidenti po i ruan pazaret e Veselit dhe Haradinajt

Haxhiu: Presidenti po i ruan pazaret e Veselit dhe Haradinajt

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti i vendit qëllimisht po i keqinterpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatarin e dytë.

Ajo ka thënë se presidenti po i ruan interesat e pazaret e Veselit dhe Haradinajt.

“I ashtuquajturi President, qëllimisht po keqinterpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatarin. I njëjti Kushtetutën po tenton ta kthej në marrëveshje të koalicionit dhe jo kontratë shoqërore. Kjo dëshmon edhe njëherë atë që i njëjti ndonëse do të duhej ta përfaqësonte unitetin e popullit po mundohet t’i ruaj interesat e pazaret e Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt. Veprimet e tij ngjasojnë me ato të Ivanovit”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo edhe një herë ka përsëritur se qytetarët në zgjedhjet e 11 qershorit kanë zgjedhur që PDK-në ta lënë në opozitë.

“Qytetaret kane vendosur ne zgjedhjet e 11 qershorit! PDK ne opozite. As ai por edhe askush tjetër nuk guxon te shkele mbi vullnetin e qytetareve”, ka përfunduar ajo./Insajderi.com