Haxhiu: Nuk kemi garanci se Kushtetuesja do të merrte vendim të drejtë

Haxhiu: Nuk kemi garanci se Kushtetuesja do të merrte vendim të drejtë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se koalicioni PAN nuk po e respekton Kushtetutën, transmeton Periskopi.

Në takimin e organizuar nga LAA, Haxhiu tha se zvarritja e formimit të institucioneve është në dëm të vendit dhe lë të hapur mundësitë për manovra nga koalicioni PAN.

“PAN nuk po e respekton Kushtetutën. Sa i përket arsyeve politike, e përmendëm se zvarritja e formimit të institucioneve është në dëm të vendit dhe ka hapësirë për manovra nga ky koalicion. Dy muaj ka më së shumti kohë Gjykata që ta shqyrtoj. Kush garanton se Gjykata Kushtetuese do ta marrë një vendim të drejtë, shkaku i standardeve të dyfishta me të cilat punon. Në këto rrethana nuk mund të parashtrojmë këtë çështje në Gjykatë”, tha Haxhiu.