Haxhiu: Molliqaj gënjeu për Kurtin

Haxhiu: Molliqaj gënjeu për Kurtin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratave të anëtarit të kësaj Lëvizje Dardan Molliqajt. Ajo ka thënë se javën që shkoi e ka pyetur deputetin Dardan Molliqajn se a është e vërtetë që ka vënë kusht që Albini të mos jetë kandidat për kryetar, ai i ka thënë po dhe tutje ka shtuar se nëse Albini kandidon, unë nuk do të rri në Lëvizjen Vetëvendosje.

“E dëgjova me vëmendje Dardanin në emision tek zona e debatit.
Javën e shkuar, gjegjësisht të martën dhe atë në Kuvend, në pyetjen time drejtuar Dardanit se a është e vërtetë që ka vënë kusht që Albini të mos jetë kandidat për kryetar, ai më tha po dhe tutje shtoi se nëse Albini kandidon, unë nuk do të rri në Lëvizjen Vetëvendosje. Na duhet kryetar konsensual shtoi Dardani”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se të njëjtën gjë Molliqaj e ka thënë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar, para më shumë se 40 anëtarëve.

“Të njëjtën gjë e ka thënë edhe në mbledhjen që kishim së bashku me grupin parlamentar dhe kryesinë të hënën, gjegjësisht para më shumë se 40 anëtarëve”, ka shkruar Haxhiu. / Insajderi.com